Si të dërgoni para në Shqipëri?
Si të këmbeni para në Lek në Paysera?
Ju mund të konvertoni fondet në lekë (ALL) brenda sekondave përmes aplikacionit celular Paysera. Hyni në aplikacion > në menunë në fund të ekranit zgjidhni Transferta > prekni Këmbim Valutor > selektoni monedhën që dëshironi të shisni, apo blini dhe voilà!
Paysera ofron norma këmbimi valutor të shkëlqyera për të gjithë përdoruesit. Nuk nevojiten llogari premium. Norma më e mirë e ofruar nga Paysera (rreth asaj që shihoni në Google) aplikohet për klientët individë, kur këmbejnë deri në 1000 EUR/muaj.
Ndërkohë klientët e biznesit mund të përfitojnë, kur këmbejnë më shumë se 5000 EUR në të njëjtën kohë - një tarifë më e mirë se ajo e zakonshme do të aplikohet automatikisht.
Në rastet kur biznesi juaj tregton jashtë shtetit dhe këmben shuma të mëdha në bazë mujore – na kontaktoni dhe ne do t'ju ofrojmë një normë këmbimi, që vështirë se mund të refuzohet.
Si mund të dërgoni lekë përmes Paysera?
Nëse dëshironi të dërgoni para në një bankë Shqiptare, mund të transferoni lehtësisht përmes aplikacionit Paysera. Hyni në aplikacion> në menu në fund zgjidhni Transferta > prekni Transfertë e re > Transfertë bankare > dhe vendosni detajet e përfituesit.
Në ekran tek rishikimi i transfertave do të pyeteni, nëse dëshironi t'i konvertoni para në Lekë (ALL).
Si mund të rimbushni llogarinë tuaj Paysera?
Pasi të merrni udhëzimet e rimbushjes, ndiqini ato me kujdes. Kur kryeni një transfertë do të shikoni se emri i përfituesit që duhet të vendosni, nuk është emri juaj, por për shembull i Paysera Albania. Gjithsesi tek qëllimi i fushës së pagesës, do të vendosni numrin EVP tuaj.
Kjo do të thotë se do të dërgoni para në llogarinë e Paysera Albania, fillimisht në një nga llogaritë e bankave në Shqipëri dhe më pas shuma ekuivalente do të kreditohet nga llogaria e Paysera, tek llogaria juaj. Ky proces i bën transfertat më të lira dhe më të shpejta midis shteteve.
Më shumë info rreth rimbushjes së llogarisë >