Pdf
Kthehu te përmbajtja

Përditësuar më: 01-10-2017

Aplikacioni Celular Retailers Paysera

Konceptet bazë:

Marrëveshja e përgjithshme ‒  Marrëveshja e Përgjithshme e Shërbimit të Pagesave e aplikuar tek Tregtari.

Aplikacioni Paysera – një aplikacion celular për administrimit e Llogarisë Paysera, i instaluar dhe përdorur në pajisjet celulare.

Aplikacioni Retailers Paysera – një aplikacion celular për mbledhjen e pagesave në Llogarinë Paysera nga Tregtarët, i instaluar dhe përdorur në pajisjet celulare.

Identifikuesi i Tregtarit – QR (kod unik vizual) ose kodi BAR i dhënë në pikën e shitjes, i përdorur për të identifikuar Pikën e shitjes dhe për të lejuar shfaqjen e informacionit rreth mallrave ose shërbimeve të porositura nga Klienti në Pikën e Shitjes dhe çmimin e tyre me ndihmën e një pajisje celulare.

Termat Kryesore të Përdorimit

1. Aplikacioni Paysera Retailers siguron mundësinë që Tregtarët të mbledhin pagesa për mallra dhe shërbime në Pikat e shitjes nga Blerësit që përdorin Aplikacionin Paysera. 

2. Për të përdorur Aplikacionin Paysera Retailers, Tregtari duhet të shkarkojë dhe instalojë Aplikacionin Paysera Retailers në pajisjen e tij celulare.

3. Shkarkoni dhe përdorni Aplikacionit Paysera Retailers pa pagesë. Klienti duhet të sigurohet për shkarkimin dhe instalimin e Aplikacionit Paysera Retailers në pajisjen e tij/saj celulare vetëm nga faqet ueb të paraqitura nga Paysera.

4. Kur përdorni Aplikacionin Paysera Retailers, të gjitha kushtet e Marrëveshjes së Përgjithshme dhe kushtet e parashtruara në Aneksin "Mbledhja e Pagesave në Pikat e Shitjes" aplikohen ndaj Tregtarit.

5. Tregtari (ose personat e autorizuar prej tij/saj) hyn në Aplikacionin Paysera Retailers duke përdorur emrin dhe fjalëkalimin e Llogarisë së tij/saj Paysera.

6. Me ndihmën e Aplikacionit Paysera Retailers, Tregtari mund të kryejë gjithashtu rimbursimet e pagesave sipas kushteve të përzgjedhura dhe të paraqitura në Projekt.

7. Tregtari merr përgjegjësinë e plotë për përdorimin e autorizuar, e sigurtë dhe të përshtatshëm të pajisjes së Tregtarit aty ku instalohet Aplikimi Paysera Retailers; udhëzim të përshtashëm të personave të autorizuar për të pranuar pagesa për shërbime dhe mallra; ofrimin e autoritetit për persona të tillë.

8. Mbledhja e pagesave për mallra ose shërbime duke përdorur Aplikacionin Paysera Retailers mund të kryhet në mënyrën e mëposhtme:

8.1. Shuma e mallrave ose shërbimeve vendoset në pajisjen (një arkë ose një pajisje celulare) të Tregtarit, ku Aplikacioni për Retailers Paysera është instaluar dhe Identifikuesi i Tregtarit gjenerohet për mallra ose shërbime specifike të zgjedhura nga Blerësi. Tregtari siguron identifikuesin e Tregtarit për t'u skanuar nga Blerësi.

8.2. Blerësi skanon identifikuesin e Tregtarit të dhënë në Pikën e shitjes së Tregtarit duke përdorur Aplikacionin Paysera në pajisjen e tij/saj celulare, shikon shumën e pagueshme dhe konfirmon pagesën për mallrat ose shërbimet e shfaqura.

8.3. Statusi i veprimit të pagesës shfaqet në pajisjen e Tregtarit. Nëse veprimi është i suksesshëm, një transfertë pagese kryhet nga Llogaria Paysera e Blerësit në Llogarinë Paysera të Tregtarit dhe Tregtari mund t'i ofrojë mallra, ose shërbime Blerësit.