Aplikacioni Paysera tani është i disponueshëm edhe në Huawei
Paysera në Huawei
Në Paysera, ne synojmë t'u mundësojmë njerëzve që të marrin kontrollin e financave të tyre dhe t'i menaxhojnë ato në një mënyrë të zgjuar dhe të përshtatshme, pavarësisht nga pajisjet inteligjente që përdorin. Prandaj, aplikacioni është i disponueshëm në të gjitha dyqanet kryesore të aplikacioneve: App Store,Google Play Store dhe së fundmi - Huawei AppGallery. Shumë karakteristika janë gjithashtu të disponueshme përmes Paysera në desktop.
Çfarë është aplikacioni Paysera?
Aplikacioni mobil Paysera është një aplikacion i financave gjithçka në një, që është shumë i përshtatshëm për menaxhimin e përditshëm të financave personale, si dhe për pronarët e bizneseve që kujdesen për disa llogari dhe ndjekin shpenzimet dhe të ardhurat e tyre.
Aplikacioni është falas për të shkarkuar dhe hapja e një llogarie është gjithashtu falas.Është e pasur me veçori dhe jep diçka të re në çdo përditësim. Aktualisht, disa nga veçoritë më të njohura të aplikacioneve përfshijnë: transfere parash, kërkim parash nga miqtë ose ndarje faturash me ta,porosi të kartelës dhe karakteristikat e menaxhimit (rimbushja, bllokimi), pagesa të përsëritura, donacione për organizata bamirësie etj.
Tregta e arit në aplikacion
Vitin e kaluar aplikacioni Paysera nisi një mundësi ekskluzive për të blerë ar të investimeve fizike përmes aplikacionit. Të gjithë përdoruesit e identifikuar mund të blejnë metal të çmuar për një shumë më pak se 1 EUR deri tek shufrat e arit që peshojnë një kilogram dhe më shumë. Kjo veçori u drejtohet atyre që duan të mbrojnë kursimet e tyre nga inflacioni në planin afatgjatë, por është gjithashtu e popullarizuar tek njerëzit më të rinjë me financa dhe teknologji të cilët thjesht duan të eksplorojnë mënyra të reja për të zgjeruar portofolin e tyre.